TERMAT DHE KUSHTET PËR PJESËMARRJEN NË LOJËN SHPËRBLYESE


• Të gjithë individët mbi moshën 13 vjeç kanë të drejtën të marrin pjesë në lojën shpërblyese.


• Loja zhvillohet në faqjen e Instagram adidas_al me link përkatës: adidas_al


• Dhuratat janë personale, të paracaktuara dhe nuk mund të shkëmbehen me para cash apo dhurata të tjera.
• Fituesit do të kontaktohen në mesazh privat, ku do t’u kërkohet informacioni i kontaktit, dhe më pas do të kontaktohen nga stafi për menyrën e tërheqjes së dhuratës.


• Fituesi është i detyruar të japë informacione specifike personale si: emri, mbiemri, karta ID dhe numri i telefonit.


• Fituesi mban përgjegjësinë e vetme për raportimin e plotë dhe të saktë të të dhënave të tij. Raportimi jo i plotë, i pasaktë ose i pavërtetë i të dhënave të tyre i jep automatikisht adidas të drejtën për ta përjashtuar atë nga loja.


• Fituesi i cili nuk do të komunikojë përmes mesazhit, deri ne nje jave pasi eshte kontaktuar nga faqja adidas_al, automatikisht dhe përgjithmonë humbet të drejtën e tij për dhuratën adidas.


• Fituesi është i detyruar të paraqitet në ambientet e dyqanit adidas që ai dëshiron dhe të bëjë foto me dhuratën i asistuar nga stafi, përpara se të largohet nga dyqani me dhuratën.


• Në rastin kur fituesi nuk bie dakord të bëjë foto, ai humbet të drejtën për ta tërhequr dhuratën.




Subscribe

Subscribe to our Newsletter



© BalkanSport All rights reserved