Balkan Sport shpk është distributori zyrtar i markave të mirënjohura sportive adidas, Reebok, Head, Mares dhe Givova për Shqiperinë, dhe gjithashtu përfaqësues zyrtar i rrjetit multibrand sportiv INTERSPORT.
Kompania operon në tregun shqiptar që prej vitit 2004, duke filluar aktivitetin e distribucionit fillimisht vetëm për markën adidas dhe më pas në vitin 2009 edhe për markën Reebok. Ne vitin 2014 Balkan Sport fiton te drejtën për të përfaqësuar multibrandin botëror INTERSPORT.
Balkan Sport, e themeluar në maj të vitit 2004, fiton të drejtën dhe sjell për tregun shqiptar markën e mirënjohur sportive adidas, me dyqanin e saj të parë në një nga rrugët kryesore të Tiranës, Myslym Shyri.
Kompania gjatë këtyre viteve pëson një rritje të madhe duke hapur një numër të konsiderueshëm dyqanesh në disa vende të Shqipërisë, nën menaxhinin e kompanisë apo të rrjetit të klientëve. Si rezultat i kësaj rritjeje, në vitin 2009 fitohet e drejta e distribucionit për markën Reebok.
Në vitin 2010,hapet outleti i parë i mirëfilltë në Shqipëri me produkte adidas dhe Reebok pranë zyrave dhe magazinës qendrore në Laprakë, dyqani i cili njihet sot si Outlet Lapraka.
Gjatë këtij viti,hapet këndi adidas në dyqanin luksoz Coin si dhe dyqanet adidas dhe Reebok në qendrën tregtare TEG.
Në janar të vitit 2014,Balkan Sport fiton të drejtën për të përfaqësuar rrjetin e multibrandit sportiv ndërkombëtar INTERSPORT, duke hapur në shtator dyqanin e parë prej 1000m2 në qendrën tregtare CityPark.
Në 19 maj ,Balkan Sport fiton në Milano çmimin si distributori më i mirë adidas në South East Europe për vitin 2014. Në korrik hapet outlet i ri adidas dhe Reebok në Qendrën Tregtare Megaoutlet dhe rritja vazhdoi me hapjen e dyqanit më të ri INTERSPORT në qendër më të madhe tregtare, Tirana East Gate (TEG). Në dhjetor 2015, kompania hap dyqanin e saj INTERSPORT në Vlorë.
Në prill të këtij viti kompania zgjerohet me një outlet të ri, tashmë për herë të parë në formatin INTERSPORT. Në gusht të po këtij viti INTERSPORT shtohet me një dyqan të ri në “Tirana Ring Center”.
Në Mars,u hapën 2 dyqane të rinj,adidas dhe INTERSPORT në “Toptani Shopping Center”. Në Shtator,dyqani më i ri INTERSPORT i shtohet rrjeteve të dyqaneve edhe në Rrugën Myslym Shyri.Gjithashtu gjatë këtij muaji u hap edhe një dyqan i ri adidas ne qendrën tregtare RING. Në 2 Tetor të po këtij viti Kompania Balkan Sport zgjeron dyqanet e saj adidas në Durrës.
Në muajin Shkurt Multibrandit Sportiv INTERSPORT i shtohet dyqani më i ri në Durrës. Në muajin Prill Multibrandit Sportiv INTERSPORT i shtohet dyqani më i ri në Qendrën Tregtare 'VIVA' në Fier. 'The Athletes Foot' multibrandi Fashion-Sport i pari i këtij lloji në Shqipëri, hapet ne Gusht në Qendrën Tregtare "QTU".
Gjatë vitit 2019, rrjeti i shumicës u përhap edhe në disa qytete të tjera duke bërë që të zgjerohej në të gjithë Shqipërinë.
Kompania, megjithëse në kushte të vështira prej COVID-19,arriti të mbaj vendin absolut të liderit në tregun shqiptar.
Në Shkurt të vitit 2021, rrjetit të dyqaneve INTERSPORT në Shqipëri i shtohet dyqani më i ri INTERSPORT në qendrën tregtare GOLD në qytetin e Fierit.
Në Qershor të vitit 2022, hapet multibrandi sportiv The Athlete's Foot në qendrën tregtare TEG.
Në tetor të vitit 2022, rrjeti i dyqaneve INTERSPORT në Shqipëri zgjerohet me një hapje të re në qytetin e Shkodrës.
Ju prezantojmë dyqanin tonë të parë adidas 'Stadium 2.0' në Shqipëri! Një eksperiencë e papërsëritshme blerje, sjellë për ju nga adidas. I vendosur në qendrën tregtare Toptani, në Tiranë, ky koncept i ri kombinon sportin, stilin dhe kreativitetin, të cilët ndërthuren bukur me elementë të spikatur të kulturës shqiptare. Zbuloni trendet dhe inovacionet më të fundit që adidas sjell në veshjet sportive, atletet dhe aksesorët në këtë dyqan unik të llojit të vet! Parapriji të ardhmes së modës sportive në adidas Concept Store!
Në shtator të 2023 u rinovua krejtësisht Outlet Lapraka, me një koncept të ri më modern për një eksperiencë të papërsëritshme blerjeje.
Në gusht të 2024 u hap në Vlorë një dyqan adidas.
Në shtator të 2024 u hap në lagjen Oxhaku një dyqan Intersport.
Në tetor të 2024 u rihap në Vlorë Intersport.
Në nëntor të 2024 u rihap në TEG dyqani adidas me një koncept të ri. Quhet “Home of Sport 2.0” dhe është i pari i llojit të vet në Shqipëri. Ky dyqan ndërthur sportin, stilin dhe kreativitetin.
Në dhjetor te 2024 adidas rivjen në TEG me një koncept të Ri dhe pikërisht me adidas Originals Concept Store, i pari i llojit të vet në Shqipëri dhe i pari dyqan Collection 2.0 OCS në Evropën Juglindore! Ky dyqan është një hapësirë gjithëpërfshirëse, që ndërthur kulturën urbane, modën dhe trashëgiminë e pasur lifestyle të adidas.
Ne vlerësojmë njerëzit si burimi ynë më i rëndësishëm. Fokusohemi në kënaqësinë e klientëve tanë. Kemi një strukturë organizative të adaptueshme. Jemi kosto-efiçentë dhe të orientuar drejt rezultateve. E bazojmë suksesin tonë në rritjen e përfitimeve dhe të pjesës së tregut. Ne mbi të gjitha jemi social.
Misioni ynë është të përhapim pasionin tonë për sportin dhe të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë duke u ofruar shërbime të veçanta dhe cilësi të lartë të produkteve tona. Ne kontribojmë në kompaninë tonë gjithmonë duke qënë një hap përpara.
Ne punojmë çdo ditë me pasion. Vlerësojmë sjelljen prej lideri. Veprojmë me ndershmëri dhe integritet. Vendosim gjithmonë klientët tanë të parët. Ne bëjmë çdo gjë me përsosmëri.
© Balkan Sport Të gjitha të drejtat të rezervuara.