Just add water

E themeluar në vitin 1949 nga Ludovico Mares në Itali, Mares është kompania më e madhe që ofron produkte zhytjesh në të gjthë botën, një reputacion i fituar falë cilësisë dhe cmimeve fantastike që kompania ofron.
Produktet në të cilat Mares është i specializuar janë kostum zhytje,maskë zhytje,pushkë uji.

KOSTUM ZHYTJE

Të gjithë zhytësit profesionistë dhe jo vetëm, zgjedhin të veshin kostume zhytje në vend të rroba banjove te zakonshme. Arsyet janë të thjeshta. Në dallim nga të parat, të dizenjuara kryesisht me qëllime estetike, kostumet e krijuara për t'u veshur gjatë zhytjes ndihmojnë atletin të arrijë një performancë të lartë dhe komoditet maksimal. Kostumi zvogëlon forcën e fërkimit në ujë duke rritur efikasitetin në lëvizje. Rrobat e ngushta mundësojnë një lëvizje të lirshme dhe zvogëlojnë vibrimin e muskujve. Gjithashtu kostumet e zhytjes janë të dizenjuara në mënyrë që të durojnë temperaturat e ulëta të thellësive dhe trysninë e lartë. ​

MASKË ZHYTJE

Maksat e zhytjes janë një aksesor shumë i rëndësishëm gjatë sezonit të plazhit. Jeni ose jo zhytës profesionist, të gjithë duhet ta keni një të tillë, në mënyrë që të shijoni në maksimum eksperiencën gjatë zhytjes. Maskat janë shumë të rëndësishme pasi na mundësojnë të qëndrojmë më gjatë nën ujë dhe të eksplorojmë më lirshëm botën nënujore duke mos humbur asnjë detaj që bregdeti jonë fantastik ofron.

PUSHKË UJI

Pushkat e ujit kanë një ndërtim perfekt për peshkimin në ujërat me presion të lartë. Ato duhet të jenë të përshtatshme me përmasat e trupit tuaj dhe të lehta për t'u përdorur.

Abonohu

Regjistrohu për të marrë të rejat e fundit



© BalkanSport Të gjitha të drejtat të rezervuara.