Rreth nesh

Balkan Sport shpk është distributori zyrtar i markave të mirënjohura sportive adidas, Reebok, Head, Mares dhe Givova për Shqiperinë, dhe gjithashtu përfaqësues zyrtar i rrjetit multibrand sportiv INTERSPORT.

Kompania operon në tregun shqiptar që prej vitit 2004, duke filluar aktivitetin e distribucionit fillimisht vetëm për markën adidas dhe më pas në vitin 2009 edhe për markën Reebok. Ne vitin 2014 Balkan Sport fiton te drejtën për të përfaqësuar multibrandin botëror INTERSPORT.



Historiku

Historiku

2004

Balkan Sport, e themeluar në maj të vitit 2004, fiton të drejtën dhe sjell për tregun shqiptar markën e mirënjohur sportive adidas, me dyqanin e saj të parë në një nga rrugët kryesore të Tiranës, Myslym Shyri.

2008-2009

Kompania gjatë këtyre viteve pëson një rritje të madhe duke hapur një numër të konsiderueshëm dyqanesh në disa vende të Shqipërisë, nën menaxhinin e kompanisë apo të rrjetit të klientëve. Si rezultat i kësaj rritjeje, në vitin 2009 fitohet e drejta e distribucionit për markën Reebok.

2010

Në vitin 2010,hapet outleti i parë i mirëfilltë në Shqipëri me produkte adidas dhe Reebok pranë zyrave dhe magazinës qendrore në Laprakë, dyqani i cili njihet sot si Outlet Lapraka.

2012

Gjatë këtij viti,hapet këndi adidas në dyqanin luksoz Coin si dhe dyqanet adidas dhe Reebok në qendrën tregtare TEG.

2014

Në janar të vitit 2014,Balkan Sport fiton të drejtën për të përfaqësuar rrjetin e multibrandit sportiv ndërkombëtar INTERSPORT, duke hapur në shtator dyqanin e parë prej 1000m2 në qendrën tregtare CityPark.

2015

Në 19 maj ,Balkan Sport fiton në Milano çmimin si distributori më i mirë adidas në South East Europe për vitin 2014. Në korrik hapet outlet i ri adidas dhe Reebok në Qendrën Tregtare Megaoutlet dhe rritja vazhdoi me hapjen e dyqanit më të ri INTERSPORT në qendër më të madhe tregtare, Tirana East Gate (TEG). Në dhjetor 2015, kompania hap dyqanin e saj INTERSPORT në Vlorë.

2016

Në prill të këtij viti kompania zgjerohet me një outlet të ri, tashmë për herë të parë në formatin INTERSPORT. Në gusht të po këtij viti INTERSPORT shtohet me një dyqan të ri në “Tirana Ring Center”.

2017

Në Mars,u hapën 2 dyqane të rinj,adidas dhe INTERSPORT në “Toptani Shopping Center”. Në Shtator,dyqani më i ri INTERSPORT i shtohet rrjeteve të dyqaneve edhe në Rrugën Myslym Shyri.Gjithashtu gjatë këtij muaji u hap edhe një dyqan i ri adidas ne qendrën tregtare RING. Në 2 Tetor të po këtij viti Kompania Balkan Sport zgjeron dyqanet e saj adidas në Durrës.

2018

Në muajin Shkurt Multibrandit Sportiv INTERSPORT i shtohet dyqani më i ri në Durrës. Në muajin Prill Multibrandit Sportiv INTERSPORT i shtohet dyqani më i ri në Qendrën Tregtare 'VIVA' në Fier. 'The Athletes Foot' multibrandi Fashion-Sport i pari i këtij lloji në Shqipëri, hapet ne Gusht në Qendrën Tregtare "QTU".

2019

Gjatë vitit 2019, rrjeti i shumicës u përhap edhe në disa qytete të tjera duke bërë që të zgjerohej në të gjithë Shqipërinë.

2020

Kompania, megjithëse në kushte të vështira prej COVID-19,arriti të mbaj vendin absolut të liderit në tregun shqiptar.

2021

Në Shkurt të vitit 2021, rrjetit të dyqaneve INTERSPORT në Shqipëri i shtohet dyqani më i ri INTERSPORT në qendrën tregtare GOLD në qytetin e Fierit.

2022

Në Qershor të vitit 2022, hapet multibrandi sportiv The Athlete's Foot në qendrën tregtare TEG.

2022

Në tetor të vitit 2022, rrjeti i dyqaneve INTERSPORT në Shqipëri zgjerohet me një hapje të re në qytetin e Shkodrës.

2023

Ju prezantojmë dyqanin tonë të parë adidas 'Stadium 2.0' në Shqipëri! Një eksperiencë e papërsëritshme blerje, sjellë për ju nga adidas. I vendosur në qendrën tregtare Toptani, në Tiranë, ky koncept i ri kombinon sportin, stilin dhe kreativitetin, të cilët ndërthuren bukur me elementë të spikatur të kulturës shqiptare. Zbuloni trendet dhe inovacionet më të fundit që adidas sjell në veshjet sportive, atletet dhe aksesorët në këtë dyqan unik të llojit të vet! Parapriji të ardhmes së modës sportive në adidas Concept Store!

2023

Në shtator të 2023 u rinovua krejtësisht Outlet Lapraka, me një koncept të ri më modern për një eksperiencë të papërsëritshme blerjeje.

Vizioni

Ne vlerësojmë njerëzit si burimi ynë më i rëndësishëm. Fokusohemi në kënaqësinë e klientëve tanë. Kemi një strukturë organizative të adaptueshme. Jemi kosto-efiçentë dhe të orientuar drejt rezultateve. E bazojmë suksesin tonë në rritjen e përfitimeve dhe të pjesës së tregut. Ne mbi të gjitha jemi social.

Misioni

Misioni ynë është të përhapim pasionin tonë për sportin dhe të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë duke u ofruar shërbime të veçanta dhe cilësi të lartë të produkteve tona. Ne kontribojmë në kompaninë tonë gjithmonë duke qënë një hap përpara.

Vlerat

Ne punojmë çdo ditë me pasion. Vlerësojmë sjelljen prej lideri. Veprojmë me ndershmëri dhe integritet. Vendosim gjithmonë klientët tanë të parët. Ne bëjmë çdo gjë me përsosmëri.

Abonohu

Regjistrohu për të marrë të rejat e fundit



© Balkan Sport Të gjitha të drejtat të rezervuara.