Fuqia ju përket juve

Head është kompania lider e prodhimit dhe tregtimit të veshjeve dhe pajisjeve të sporteve Premium. Kompania është e organizuar në pesë divizione: Sportet Dimërore, Sportet e Raketave, Zhytje, Veshje sportive dhe Produktet e Liçensuara. Produktet kryesore të kompanisë kanë arritur pozitat kryesore të tregut bazuar në shitjet dhe reputacionin dhe kanë fituar popullaritet të lartë si rezultat i përdorimit të tyre nga shumë sportistë të mëdhenj.

HEAD TENNIS

HEAD ka prodhuar raketa tenisi që nga vitet 1960. Arthur Ashe dhe raketa e tij e tenisit HEAD mundën Jimmy Conners në Wimbledon në vitin 1975 dhe që atëherë, HEAD ka qenë një emër i familjes për të gjithë lojtarët e apasionuar të tenisit. Që nga Arthur Ashe, dhjetëra profesionistë kanë përdorur një raketë HEAD për të zotëruar lojën e tenisit. Ndër ata profesionistë janë Andre Agassi, Maria Sharapova, Andy Murray, Marin Ciliq, Novak Gjokoviç dhe shumë të tjerë. HEAD vazhdon të jetë udhëheqës i futjes së materialeve të reja që revolucionizojnë produktet e tenisit. Gjithnjë e më shumë lojtarë po fitojnë turnetë e tenisit 'Grand Slam' duke përdorur raketa HEAD.

HEAD SKI

Kompania Head Ski përfshin pjesë të disa kompanive të mëparshme të pavarura, përfshirë këtu Head Ski Company, e themeluar në Delaware në vitin 1950 dhe Tyrolia, një prodhues i pajisjeve të skive në Austri. Kompania ishte e para që prodhoi një nga skitë e para metalike të ashtuquajtura HEAD Standart. Me një dizajn skish të së ardhmes, shumë kompani të tjera filluan të ndiqnin gjurmët e HEAD, duke kaluar nga skitë e ndërtuara me dru në përdorimin e metaleve dhe plastikës për të përmirësuar performancën e sportistit.

HEAD SWIMMING

Zbuloni gamën më të gjerë të pajisjeve të notit për në det të hapur nga HEAD për aventurat tuaja në botën e egër! Krijoni momente NOTI TË LIRË çdo mëngjes, përfshihuni me shpirt dhe zemër në disiplinën e SWIMRUN, sfidoni limitet tuaja personale në kompeticionet dhe aktivitetet tona të shumta në DET TË HAPUR, gjithçka me pajisje dhe aksesorë të zgjedhura nga HEAD.

Abonohu

Regjistrohu për të marrë të rejat e fundit



© BalkanSport Të gjitha të drejtat të rezervuara.