Vitet 90’ mund të jenë vërtetë larg, por kjo nuk do të thotë
që stili i pakrahasueshëm i asaj periudhe të mbetet në harresë. Përkundrazi, gjithnjë
e më shumë stili modern-urban po gjen inspirim te stili retro.
Inspiruar nga e kaluara, OZELIA është një nga modelet më të
reja lançuar së fundmi nga adidas.
Dizajni dinamik i ka rrënjët në stilin e viteve 90’, me
linja të theksuara dhe detaje fosforeshente.
Silueta e rafinuar me një pamje dinamike është e pajisur me
materialin e butë adiprene që siguron nivelin e duhur të rehatisë që ju nevojitet
gjatë ditës.
Një detaj tjetër i rëndësishëm është materiali eco-friendly i përdorur, krijuar me material të ricikluar, që tregon edhe një herë luftën e adidas
kundër mbetjeve plastike.
Vendosni trende të reja duke kontribuar në një të ardhme më të mirë për planetin tonë!
adidas OZELIA tashmë në të
gjitha dyqanet adidas në Shqipëri.
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara