Turneu i organizuar nga INTERSPORT, në bashkëpunim me
Federatën Shqiptare të Basketbollit është kthyer tashmë në një traditë. Këtë
vit turneu u zhvillua në qytetin e Vlorës ku morën pjesë ekipe nga e gjithë
Shqipëria.
Eventi bashkoi të apasionuarit pas basketbollit duke dhuruar
spektakël dhe shumë emocion te ndjekësit, të cilët nga ana tjetër ishin të
shumtë. Duke qenë se Vlora është një nga destinacionet e preferuara gjatë
sezonit të verës, në ndeshje patëm fatin të kishim edhe shumë turistë të huaj
nga shtete të ndryshme të botës.
Në finalen e madhe doli triumfues ekipi Galaktikking i qytetit
të Tiranës, i cili garantoi fitoren e tij të 7-të.
Fituesit morën kupën dhe shpërblimet e merituara nga
INTERSPORT.
Edhe këtë herë koha tregoi se basketbolli është kthyer në një nga sportet më të dashur në Shqipëri. Evente të tilla që promovojnë sportin dhe jetën aktive do të jenë gjithmonë në fokusin tonë, duke besuar se jetët e njerëzve do të ndryshojnë falë impaktit të jashtëzakonshëm të sportit.
Ku ka sport është INTERSPORT!
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara