Gjatë sezonit të verës, noti është padyshim një nga sportet
më të mirë për t’u praktikuar.
Përveçse mposht temperaturat e larta dhe ju freskon në
momentet që trupi juaj ka më shumë nevojë, noti sjell edhe shumë benefite për shëndetin,
të cilat asnjë sport tjetër nuk mund ti sjellë në të njejtën formë.
A e dinit se noti ul riskun e vdekjes së parakohëshme me
28%? Studimet e bëra tregojnë se benefite të tjera përfshijnë uljen e presionit
të gjakut dhe mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak.
Doni të dini më shumë benefite? Hidhini një sy artikullit të mëposhtëm.
BENEFITI #1: Është një
nga format më të mira të kardios.
Nga natyra, noti është një sport që j’u privon nga
oksigjeni. Duke qenë një ushtrim aerobik, ai zgjeron zemrën dhe mushkëritë. Sa
më e fortë të jetë zemra, aq më e efektshme bëhet në pompimin e gjakut me
oksigjen. Fuqia e mushkërive që mund të zhvillohet me kalimin e kohës është e
jashtëzakonshme.
Mënyra se si e menaxhojmë frymëmarrjen gjatë notit është
shumë e rëndësishme. Të marrësh frym në mënyrën e duhur është baza e lëvizjes,
por pothuajse gjithmonë neglizhohet, madje edhe te atletët e nivelit të lartë.
Për shkak të kësaj, është gjëja e parë që duhet të mësoni përpara
se të filloni të praktikoni notin në mënyrë të rregullt.
Drejtori ekzekutiv i klubit të notit në Los Angelos, Jason Schwarz, thotë: “Ju duhet të vendosni në të njëjtin ritëm lëvizjet e krahut, trupit, shpinës dhe kokës, ndërsa rrotulloheni për të marrë frymë. Në vend që të ktheni kokën, lejoni që koka juaj të shkojë natyrshëm me trupin për të marrë frymë.”
BENEFITI #2: Trupit tuaj
i pëlqejnë lëvizjet në ujë.
Uji vepron si një pengesë për forcën e gravitetit, duke e bërë
trupin të ndjehet shumë i lehtë. Kjo i ndihmon muskujt, kockat dhe nyjet tuaja
të funksionojnë pa dhimbje.
Schwarz inkurajon klientët e tij të notojnë në ujë të ftohtë dhe të hapur sa herë që të kenë rastin, gjë që ndihmon në uljen e inflamacionit të përgjithshëm, rrit sistemin imunitar dhe përmirëson efikasitetin metabolik.
BENEFITI #3: Noti ju
qetëson.
Noti ju mban të përqëndruar. Shumë njerëz mendojnë se noti është
një sport shumë paqësor sepse ndihmon në relaksimin e mendjes. Noti është një
arratisje nga kaosi i jetës së përditshme, gjatë së cilës mund të çliroheni nga
streset e akumuluara dhe të krijoni një balancë emocionale që do të zgjasë edhe
në vazhdim.
Gati për not?
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara