Në një studim të bërë së fundmi nga Akademia e Sporteve Urbane
në Shtetet e Bashkuara, skateboard renditet i treti në listën e sporteve më të pëlqyer nga te
rinjtë, direkt pas futbollit dhe basketbollit.
Skateboard praktikohet kudo në botë dhe gara të nivelit profesional
zhvillohen gjatë gjithë vitit në shtete të ndryshme. Një arsye për
popullaritetin e sportit është filozofia e thjeshtë e skateboard. Teknikisht, mjafton
të vishni atletet tuaja të preferuara, të merrni skateboardin tuaj të zemrës
dhe të niseni.
Çdokush mund ta praktikojë. Nuk ka rëndësi nëse jeni mbipeshë
apo i dobët, i shkurtër apo i gjatë, i ri apo i moshuar - ka një skateboard dhe
një stil që do të funksionojë në mënyrë perfekte për të gjithë ju.
Një mënyrë e thjeshtë
për të shprehur veten.
Jeni një person i qetë apo dinamik, kjo do të shfaqet në
stilin tuaj skateboard. Të jesh vetvetja dhe të zhvillosh stilin që të përfaqëson
ty, ashtu si në të vërtet je, është pjesë e aventurës skateboard.
Adrenalinë, frikë dhe
krenari.
Ndjesia e rrezikut dhe krenaria në momentet që arrini të
performoni një trik të ri, shkrihen me njëra tjetrën dhe përjetohen si pjesë e
adrenalinës së pafundme që sporti ofron.
Jeni vetëm ju dhe skateboardi juaj, gati për të kaluar çdo limit.
Në INTERSPORT do të gjeni skateboard-et më cilësorë nga marka e mirënjohur FIREFLY.
FIREFLY është markë ekskluzive e INTERSPORT, dedikuar
entuziastëve të sporteve urbane, skive dhe sporteve në plazh.
Për më shumë se dhjetë vjet, FIREFLY ofron produkte autentike, me dizajne
kreative, teknologji të avancuara dhe çmime të arsyeshme. FIREFLY drejtohet nga
tre vlera bazë: krijimtaria, veprimi dhe liria.
Zgjidhni skateboardin tuaj!
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara