Një etapë e re do të shënohet në raundet e fundit të UEFA Champions League 2020/21, me topin ‘adidas Finale Istanbul 21’ që feston 20
vjetorin e tij në fushën e kampionëve.
Ky top do të përdoret nga turi i 16, deri në finalen e madhe
të 29 Majit që do të luhet në Stamboll.
I prezantuar për herë të parë nga adidas në vitin 2001,
dizajni ‘Star-Ball’ u inspirua nga yjet e logos së UEFA Champions League dhe që
atëherë është bërë një simbol ikonik i ndeshjes kryesore të klubeve të
futbollit botëror.
Finale Istanbul 21 përmban 20 dizajne nga 20 finalet e
kaluara, duke ndërthurur të shkuarën me të ardhmen dhe duke krijuar në këtë mënyrë
versionin që premton një performancë brilante.
Shiritat e hollë dhe të kuq tregojnë shtetet ku është zhvilluar
Champions League ndër vite, ndërsa panelet e yjeve të lidhura termikisht
sigurojnë një sipërfaqe të shkëlqyer për një kontroll maksimal mbi topin. Cilësia
më e lartë e çertifikuar me FIFA Quality Pro.
Performoni si një kampion i vërtetë me ‘Finale Istanbul 21’!
Tashmë në të gjitha dyqanet adidas dhe INTERSPORT në Shqipëri.
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara