“Air in a box” ishte slogani i thjeshtë që përdori NIKE kur lancoi modelin Air Force 1 në vitin 1982. Ajo ishte atletja e parë e basketbollit me një shollë të krijuar nga teknologjia Air për suport. Për NIKE, një atlete basketbolli ishte dicka tërësisht e re. Vrapi ishte aktiviteti fokus i kompanisë dhe fusha ku ajo kishte më shumë eksperiencë, dhe sigurisht dy sporte krejtësisht të ndryshme kishin nevoj për teknologji të ndryshme në krijimin e atleteve.
Ndër testuesit e parë të atletes ishte arkitekti i kompanisë, Tinker Hatfield. I mahnitur nga performanca e Air Force 1, ai u apasionua pas saj dhe mendoi se aftësitë e tij do ishin më të përshtatshme për të dizajnuar atlete se sa ndërtesat e kompanisë. Dy vite më vonë ai krijoi atleten Air Jordan 3 dhe u kthye në një legjendë në botën e modës sportive. Një histori e vërtetë inspirimi që vite më vonë mori përmasa globale.
Në vitin 1984 linja që prodhonte Air Force 1 u ndërpre edhe pse kërkesa ishte shumë e lartë. Deri në atë kohë koncepti i sjelljes përsëri në treg të një produkti i cili nuk po prodhohej më ishte dicka që nuk bënte sens. Pse duhet që klientët të blejnë një atlete te vjetër? Pse duhet Nike te investoj në një produkt të vjetër që tashmë ka qenë një herë në treg? Të qënurit në një industri mode dhe inovacioi, tendenca ishtë të ecje përpara me anë të teknologjive të reja, dhe jo te ktheheshe mbrapa me një produkt të vjetër. Por Air Force 1 ishte ndryshe. Kërkesa e lartë bëri qe Nike të rimendonte edhe një herë gjithë strategjine që po ndiqte deri në atë kohë. Në vitin 1986 Air Force 1 u kthye përsëri në skenën e modës sportive. Një nga atletet më ikonike të të gjitha kohërave u kthye sërish vetëm se klientët e apasionuar e kërkuan. Sot ka rreth 2000 versione të atletes dhe Air Force 1 vazhdon të forcohet gjithmonë e më shumë.
Nga fushat e basketbollit të New York deri në rrugët e Baltimore dhe nga fusha e basketbollit të NBA deri në fushën e vrapit, Air Force 1 është dashuruar dhe veshur nga të gjithë. NIKE bëri bashkëpunime dhe rikthime retro duke shtyrë shumë të apasionuarit pas sportit të krijonin koleksione me modelet e ndryshme dhe jo vetëm ti vishinin ato. NIKE e la atleten të fliste vetë në vitin 1980, dhe kur ajo u hoq nga tregu folën klientët për të.
Një tjetër faktor i rëndësishëm i suksesit të saj ishte dhe strategjia e ndjekur për promovim, një strategji definitive e cila i siguroi Air Force 1 vendin e parë në botën e modës sportive. NIKE nënshkroi 6 lojtarë të NBA për të veshur AF1 në fushën e lojës. Lojtarët qe nënshkruan, të njohur edhe si “Original Six” ishin: Moses Malone, Michael Cooper, Bobby Jones, Calvin Natt, Mychal Thompson dhe Jamal Wilkes.
Dekada më vonë Air Force 1 nuk ka nevojë për prezantim. Ajo nuk është thjeshtë një atlete, është një ikonë!