Shumica prej nesh nuk janë të huaj me pengesat në jetë, veçanërisht
duke pasur parasysh sfidat me të cilat jemi përballur vitin e kaluar. Por
pengesat nuk duhet të nënkuptojnë kurrsesi të hiqni dorë.
Nga atletët e rinj apo lojtarët profesionistë, dhe deri tek studentët apo personat e angazhuar në punë, aplikimi i një mëndësie prej
atletiti mund të jetë çelësi për të gjetur rrugën e duhur drejtë suksesit.
“Një shigjetë mund të gjuhet vetëm duke e tërhequr atë për mbrapa. Kështu, kur jeta të jetë duke j'u dërguar mbrapa, do të thotë që diçka e mirë do të ndodh së shpejti.”
Më poshtë gjeni tre mënyra sesi pengesat mund t'ju çojnë përpara:
Pengesat mund t’ju bëjnë
të vendosni qëllime të reja dhe nxisin motivimin tuaj.
Për Jeff Okudah, garues në NFL 2020, humbja e nënës nga
limfoma ndikoi thellësisht në jetën e tij, por të menduarit për të e kujton të
mos heq dorë kur gjërat vështirësohen, përkundrazi të luftojë
akoma më fortë. Kur përballet me pengesa, qasja e tij është: “Vazhdoni të ecni përpara. Vendosni një hap
para tjetrit dhe vazhdoni të ecni.”
Pengesat vënë në provë
durimin tuaj.
Të gjithë rrëzohemi, por ngritja lartë është shfaqja e vërtetë
e forcës. Durimi është aftësia për të qëndruar i sigurt përballë situatave të
pasigurta, edhe pse ndonjëherë rezultati nuk është ai pozitivi për të cilin
kishit shpresuar.
Për të parë se çfarë është në gjendje të bëj durimi, shikoni historinë e Carol Reeve, një vrapuese e zjarrtë në të 50-at e saj. Pavarësisht se ditën e parë të trajnimit në qendrën e kujdesit fizik EXOS ecja e saj ishte gati një zvarritje, falë punës së vazhdueshme dhe dedikimit, ajo ka marrë pjesë në mbi 100 maratona që prej asaj dite.
Pengesat j’u lejojnë të udhëzoni të tjerët.
Kur Ray Wells u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, i’u
desh të hiqte dorë nga shumë gjëra, por kjo sfidë nuk e pengoi. Ai luftoi dhe
ishte në gjendje t’i kthehej pasionit të tij për artet mariciale, akoma më mirë,
ai tani po drejton klasa ushtrimesh për të tjerët me këtë sëmundje.
"Për mua, arsyeja
kryesore e pothuajse çdo dite është të shkoj në klasat e mia," thotë
ai.
Kur përballeni me një sfidë, asgjë nuk është më e fuqishme
sesa të keni dikë afër, dikë që ka qenë më herët në vendin tuaj. Ky nivel i ndjeshmërisë
dhe mirëkuptimit ndodh vetëm përmes përvojës së vërtetë të jetës.
Sfida juaj është
historia juaj, tregojeni me krenari. Gati për sfidën e radhës?
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara