NGA SKIJIMI DHE REGBI,
DERI TE BASKETBOLLI DHE VRAPI, KËTO ATLETE DO T’JU MOTIVOJNË ME ETIKËN E PUNËS
DHE RITMIN E TYRE.
Ato janë kampione botërore të cilat pavarësisht vështirësive dhe sfidave, kanë arritur majat në karrierat e tyre sportive. Ja cfarë i frymëzon.
1.
Mikaela Shiffrin
“Prano pasiguritë e tua dhe qëndro e lumtur me veten tënde.”
Si një skiatore alpine, pjesëmarrëse në Kupën e Botës, dy herë fituese e medaljes së artë Olimpike Dimërore dhe kampionia më e re e skive në Slalom, Mikaela Shiffrin është një frymëzim për shumë njerëz. Historia e Mikaela-s, kombinuar me qëllimin e saj “të frymëzojmë njerëzit të jenë pjesë e sportit, të jenë aktivë dhe të ndjehen mirë me veten e tyre” reflekton gjurmët që ajo dëshironë të lërë.
2.
Mary Keitany
“Fëmijët e mi më motivojnë pasi e di që
po më presin në vijën e finish-it.”
Mary Keitany është tre herë kampione në Maratonën e Londrës dhe mbajtëse e rekordit botëror pasi fitoi Maratonën e Londrës 2017. Nga kodrat e Kenia-s, në rrugët e Londrës, ajo është një model për atletet në të gjithë botën. Si nënë, ajo gjen motivim në mbështetjen që i jep familja e saj. "Fëmijët e mi janë rritur duke më parë të vrapoj. Ata e kuptojnë që jam atlete dhe e dinë se duhet të punoj shumë, për ta", thotë Mary.
3.
Lindsey Horan
“Mos lejoni askënd t’ju ndajë nga sporti për të cilin jeni
të apasionuar ose ajo cfarë bëni në jetë.”
Lindsey Horan është një futbolliste profesioniste në Sh.B.A
dhe ishte MVP e Ligës Kombëtare të Futbollit të femrave. Pak para FIFA 2019 në
Francë, ajo dhe shoqja e saj e ekipit, Emily Sonnett, ndanë përvojat e tyre të
hershme të futbollit.
"Unë isha në një fushë me djem që ishin më të fortë se unë - dhe provova se isha po aq e mirë sa ata", thotë Lindsey.
4.
Asma Elbadawi
Asma Elbadawi është një poete, aktiviste dhe basketbolliste Sudaneze-Britanike, e cila përdor rrugë të ndryshme të artit për të inspiruar femrat kudo në botë. Ajo bëri një fushatë të suksesshme të quajtur ‘fushata Hijab e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit’ e cila kishte si qëllim lejen për mbajtjen e hixhabi-ve (shamive) në ndeshjet profesionale të basketbollit. Ajo jo vetëm që përdor zërin e saj në sport, por edhe inspiron të tjerët të kujdesen për shëndetin e tyre fizik dhe mendor.
5.
McKenzie Coan
“Une thyhem, por kthehem sërish dhe vazhdoj përpara.”
Coan lindi me një sëmundje të quajtur ‘Osteogenesis Imperfecta’ (sëmundje që i bën kockat shumë të brishta), dhe iu tha që asnjëherë nuk do mund të ecte apo të fliste. Por McKenzie e gjeti rrugën e saj drejt suksesit duke u bërë tre herë fituese e medaljes së artë Paraolimpike. Në Paraolimpiadën Rio 2016 fitoi medalje të arta në 50, 400 dhe 100 metra stil i lirë, si dhe një medalje argjendi në stafetën 4 x 100 metra. Frymëzimi i njerëzve që mund të jenë duke luftuar me një sëmundje është ajo që e inspiron në jetën e saj si kampione. "Nuk ka asgjë që mund t’ju ndaloj - të vetmet kufizime që ekzistojnë janë ato që ju lejoni të ekzistojnë", thotë McKenzie.
6.
Billie Jean King
“Gjithçkaje që i jep vëmëndje, rritet.”
Legjenda e tenisit Billie Jean King ka fituar 39 tituj ‘Grand Slam’, por fitorja ndaj tenistit Bobby Rings në ‘Betejën midis gjinive’ ishte ajo që inspiroi femrat kudo në botë të besojnë më shumë në potencialin e tyre. Sekreti i suksesit të saj? Këmbëngulja! Billie Jean nuk pushon së sfiduari veten edhe në prag të pensionit. “Është shumë e rëndësishme që në ligj, në sport dhe në çdo fushë të jetës, të gjithëve t'ju jepet një mundësi.”
7.
Fiao'o Fa'amausili
“Nuk jemi asnjëherë sipër jush, asnjëherë poshtë jush por përkrahë
jush.”
Fiao'o Fa'amausili udhëhoqi skuadrën ‘Black Ferns’ të Zelandës së Re në katër Kampionate Botërorë të Regbi. Nga titujt në kampionat dhe deri tek eksperienca e saj në forcat policore Manurewa, Fiao' i jep meritat e suksesit të saj mënyrës së sjelljes me anëtarët e tjerë të ekipit. Të ndash ngarkesën, ti besosh ekipit, të respektosh lojtarët dhe të mendosh për të tjerët pa lejuar energjinë negative të depërtojë.
8.
Angelique Kerber
“Mbrojtja e mirë të çon drejt fitores.”
Kampione bote dhe fituese tre herë e Grand Slam, Angelique Kerber është një teniste që frymëzon. Kur fitoi titullin e saj të parë Grand Slam në Australian Open, ajo tha se ajo që e çoi atë drejt fitores ishte pikërisht dëshira për të fituar. “Pak para se të dilja në fushë, vazhdoja t’i thoja vetes se duhej të besoja tek aftësitë e mija. Këtë i tregova edhe Serena Williams. Jo më kot isha kundërshtarja e saj në atë finale dhe besoja se mund të kisha sukses, ”kujton Angelique.
9.
Tori Bowie
“Mos ki frik të jesh e suksesshme.”
Gjithçka ka të bëjë me besimin në vetvete. Si kampione botërore në 100 metra në Londër dhe tre herë medaliste në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, ajo beson se lumturia shkon në mënyrë paralele me suksesin. "Nëse nuk jeni duke e shijuar atë që po bëni, çfarë kuptimi ka ta bëni?" thotë Tori.
10.
Kathrine Switzer
“Formula ime e thjeshtë është të vesh atletet e mija të
vrapit dhe dal në fushë.”
Në 1967, Kathrine Switzer u bë femra e parë që drejtoi
Maratonën e Boston. Ndërsa ajo ishte një konkurrente e regjistruar
zyrtarisht, drejtori i garës u përpoq ta ndalonte atë të konkurronte. Ajo
arriti të përfundojë garën dhe u bë një simbol për femrat atlete në të gjithë
botën për të thyer barriera.
“Aftësia dhe talenti është kudo; duhet vetëm një mundësi ”, thotë Kathrine.
11.
Sasha DiGiulian
“Ne kemi aftësinë të bëjmë ndryshimin dhe të inspirojmë të
tjerët.”
Si një alpiniste profesioniste, Sasha DiGiulian është tre herë Kampione Kombëtare e SH.B.A. dhe u bë femra e parë në Amerikën e Veriut që ngjiti shkallën 9a, 5.14d, e konsideruar si një nga ngjitjet më të vështira për sportistet femra. Sasha është e apasionuar pas nevojës për barazi gjinore dhe vlerës së angazhimit të sa më shumë të rinjve në ngjitje dhe sporte të tjera në përgjithësi.
Balkan Sport beson se
nëpërmjet dashurisë për sportin dhe besimit në vetvete, ne kemi aftësinë të
arrijmë gjëra të paimagjinueshme.
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara