Veshjet sportive së fundmi janë kthyer në elementin më të rëndësishëm
të garderobës tonë. Askush nuk mendohet dy herë nësë i nevojitet një ‘hoodie’
apo jo, të gjithë janë gati ta shtojnë koleksionin e tyre më një të re, në cdo
moment. Dëshironi të njiheni me veshjen sportive më të suksesshme nga adidas?
Ju prezantojmë me adidas Z.N.E
Z.N.E do të thotë ‘Zero Negative Energy’ dhe ky koncept
synon të ndihmojë atletët dhe entuziastët e fitnesit të kenë një "mendje
të pastër" para se të fillojnë aktivitetin e tyre fizik. adidas e
përshkruan veshjen si të dizenjuar për momente kritike gjatë ditës. Veshja ka aftësinë të largojë gjithë energjitë
negative, në mënyrë që ju të mund të fokusoheni në aktivitete që vërtetë kanë rëndësi. Si
e realizon Z.N.E këtë?
adidas Z.N.E ka një prerje të rregullt duke e bërë atë të përshtatshme
për aktivitete të ndryshme. Modeli ka mëngë të rëna në zonën e shpatullave për
më shumë lirshmëri, gjithashtu është i pajisur me vrima të imëta në gjithë sipërfaqen e
saj për ta mbajtur trupin tuaj gjithmonë të freskët.
Materiali është i tillë: 60% pambuk, 40% poliestër e
ricikluar doubleknit, që do të thotë, një ndjesi butësie që do ju shoqërojë
gjatë gjithë ditës. Përvec kësaj, ky material nuk lejon djersën të akumulohet
por e avullon atë për jashtë.
Pavarësisht nëse jeni duke marrë pjesë në një maratonë, duke
shkuar në palestër, duke shuar në shkollë apo duke dalë me miqtë, adidas Z.N.E
do te kujdeset që ju të jeni emocionalisht i përgatitur për cfarëdo lloj sfide
që sjell aktiviteti.
Stili dhe komoditeti nuk janë dukur kurrë kaq bukur bashkë.
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara