adidas Deerupt është pa dyshim një nga modelet më ikonike të
krijuara ndonjë herë në historinë e modës sportive. Qe në momentet e para të
lançimit, silueta e mbuluar me rrjetë u bë jehonë dhe gjithë të rinjtë e donin
me patjetër një të tillë.
Ideja fillestare e dizajnit erdhi nga modelet më të suksesshme të së
kaluarës si: New York runner dhe Marathon trainer. Modeli i rrjetës që shtrihet
ne të gjithë siluetën quhet ‘Dellinger Web’ dhe u krijua nga atleti dhe
fituesi tre herë në lojrat olimpike, William Dellinger. Rrjeta u përdor si një
tekologji e forcimit të shollës e cila thithte goditjet dhe i shpërndante ato
butesisht në të gjithë sipërfaqen e saj.
Përvec inovacionit në teknologji, rrjeta solli një estetikë moderne
të cilën askush nuk e kishte eksploruar më parë. Dizajni minimalist në adidas
Deerupt të jepte ndjesinë e ndërtesave urbane, arkitekturës modern dhe
fenomeneve të vecanta natyrore. Veshjet sreet-style tashmë kishin një tjetër
frymë. Të rinjtë i kombinuan atletet e preferuara me corape të gjata adidas,
tuta të gjera, pantallona klasike apo edhe me fustane sportive.
Deerupt ishte kudo.
Disa karakteristika të tjera të dizajnit që e bëjnë atleten super
komode janë:
Sholla Eva, e cila i ofron këmbës stabilitet dhe qëndrueshmëri.
Materiali i saj është i tillë që suporton të gjitha sfidat që mund të sjellë
terreni, pesha e trupit dhe të gjitha presionet e mundshme që ndodhin gjatë
ecjes.
Një tjetër pjesë fantastike e dizajnit të atletes është kombinimi i
shollës Eva dhe shollës së brendshme Ortholite. Sholla Ortholite
është e butë dhe përshtatet lehtësishtë me formën e këmbës suaj. Distancat e
largëta do të duken minimale ndërsa energjia juaj maksimale.
Me Deerupt, qëllimi ishte të krijohej një lidhje e fortë me
komunitetin krijues duke folur gjuhën e tyre, pjesë e së cilës është shprehja e
vetes nëpërmjet stilit të veshjes. Sot, të gjithë e kanë një model të tillë. Në
rrugë, në zyrë apo në festë, adidas Deerupt do e gjejë gjithmonë momentin e
duhur për të shkëlqyer.
| SPORT WITH STYLE |
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara