adidas sjell për here të parë teknologjinë inovative 4D,
ndërthurur me stilin e përhershëm të modelit ZX! Inovacion, fleksibilitet dhe
një kthim i pakrahasueshëm energjie janë kryefjala e këtij modeli.
Teknologjia 4D u krijua nga printimet 3D, duke përdorur
ndihmën e dritës dhe sintezës së oksigjenit.
Çfarë e bën këtë teknologji ndryshe nga të tjerat?
Kthimi i energjisë
Së pari, është një kthim energjie mbi nivelin e mesatares së eksploruar deri tani. Sasia e energjisë që dërgohet përsëri në këmbë, influencohet drejtpërdrejt nga forca që ju ushtroni në tokë gjatë ecjes. Ky proces forcon lëvizjen tuaj përpara duke ju kursyer energji gjatë çdo hapi.
Sistemi i përshtatjes
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është sistemi unik i përshtatjes. Struktura e rrjetës është fleksibile në vende të caktuara dhe qëndron statike në vende të tjera – me pak fjalë, ajo siguron stabilitet pikërisht aty ku është e nevojshme.
Fleksibiliteti
Sholla e poshtme, e krijuar nga gjigandi i gomave Continental, ju jep mundësinë të ndryshoni menjëherë drejtim, që do të thotë asnjë sekond e rëndësishme e humbur.
Stabiliteti
Një kthim i papritur i kyçit të këmbës mund të prishë gjithë
ditën tuaj, prandaj të paturit të një modeli të qëndrueshëm është shumë e rëndësishme.
Falë shtresave TPU (poliuretan termoplastik), këto atlete ofrojnë qëndrueshmëri
maksimale.
Shumë njerëz kanë e kanë imagjinuar se si do të duken atletet e së
ardhmes. adidas ZX 2K 4D është pikërisht modeli që po hap
rrugën drejt stilit unik dhe inovacionit, bazuar në vite kërkimesh, dhe duke
përdorur teknologjinë më të re të printimit 3D.
ZX 2K 4D, e ardhmja është tani!
Tashmë e gjeni në adidas Albania, në sasi të limituar.
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara