Kur vraponi, trupi juaj i nënshtrohet një stimulimi stërvitor intensiv. Muskujt s'forcohen, nyjet punojnë më fort dhe truri ngarkohet pasi duhet të përqëndroheni në çdo hap. Sapo të keni mbaruar stërvitjen, fillon një fazë shumë e rëndësishme: rikuperimi. Në këtë fazë trupi juaj duhet të fitojë energjitë e humbura në mënyrë që të kaloni në nivelin tjetër të performancës. Por shumë prej jush bëjnë gabime pas vrapimit që janë të dëmshme për procesin e rikuperimit…
Gabimi #1: Tejkaloni fazën e ngadalësimit
Nuk duhet ta përfundoni kurrë stërvitjen në mënyrë të papritur. Jepini trupit tuaj mundësinë që të qetësohet ngadalë. Kjo gjë i tregon atij se mund të fillojë menjëherë me procesin e rikuperimit.
Këshillë:
Pesë minutat e fundit të vrapimit duhet të duken kështu: zvogëloni shpejtësinë për të ngadalësuar rrahjet e zemrës. Bëni pak ‘stretching’. Kjo i mban muskujt fleksibël dhe parandalon dhimbjen. Lejoini vetes ca kohë për t'u çlodhur para se të përfshiheni në stresin e jetës së përditshme.
Gabimi #2: Nuk rehidratoheni
Trupi juaj mund të funksionojë në mënyrë efektive dhe të
eliminojë mbeturinat metabolike (p.sh. acid laktik, i cili prodhohet pas një
stërvitje intensive) siç duhet, vetëm nëse rehidratoheni pas vrapimit. Kjo
është arsyeja pse duhet të pini mjaftueshëm ujë ose pije të tjera për
zëvendësimin e elektroliteve brenda dy orësh pas mbarimit. Kjo do bëjë që trupi
juaj të furnizohet shumë shpejtë me oksigjen dhe lëndë ushqyese për të qenë sa
më fleksibël.
Mos harroni se pirja e ujit në sasinë e duhur nuk është e rëndësishme vetëm pasi vraponi, por gjatë gjithë ditës!
Gabimi #3: Nuk e zëvendësoni sasinë e humbur të glikogjenit
Gjatë vrapimit, trupi juaj humbet energji, djeg kalori dhe
konsumon gjithë burimet rezervë duke i dërguar ato në muskuj, tendina,
ligamente dhe sistemin skeletor në mënyrë që të fuksionojnë. Këto burime duhet
të plotësohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Pse? Nëse nuk i siguroni trupit tuaj energji ju ndaloni rritjen e muskujve dhe pengoni rikuperimin, gjë që mund të çojë në lëndime.
Gabimi #4: Hani ushqime të pashëndetshme
Shumë vrapues, mbivlerësojnë sasinë e kalorive që djegin
gjatë vrapimit. Njërëzit që rregullisht e shpërblejnë veten me ëmbëlsira,
ushqim të skuqur apo pije energjike, rrezikojnë të konsumojnë më shumë kalori
sesa ato që dogjën gjatë vrapimit.
Ushqimet e pasura me yndyrë, sheqer ose alkool, jo vetëm që përmbajnë shumë kalori boshe, por gjithashtu pengojnë rikuperimin e rëndësishëm pas stërvitjes. Kjo mund të bëjë që kjo fazë të zgjasë më gjatë!
Gabimi #5: Mbani veshur tekstile që kanë akumuluar djersë
Duke qenë se do të djersiteni shumë gjatë vrapimit, trupi juaj ka nevojë për veshje që ju sigurojnë ajrosje të vazhdueshme dhe nuk e lejojnë djersën të akumulohet. Përvec kësaj, materiali i duhur nuk lejon prodhimin e baktereve që do të thotë më pak aromë të pa këndëshme gjatë stërvitjes. Evitoni tekstilet prej pambuku dhe mundohuni të përdorni material poliestër që mundëson avullimin e djersës.
Sigurohuni të kujdeseni për shëndetin tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Veshjet ideale për vrapim i gjeni vetëm në adidas!
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara