Historia e modës sportive ka treguar se pavarësisht
larmishmërisë së modeleve dhe karakteristikave të tyre, janë klasiket ato që
qëndrojnë në kohë dhe nuk dalin asnjëherë nga moda.
Classic Leather nga Reebok ka padyshim të gjitha cilësitë e
një klasikeje të vërtetë. Që nga momenti i lançimit në vitet 80’ dhe deri në
ditët e sotme ku tregu i atleteve ka kaluar çdo pritshmëri, Classic Leather
vazhdon të mbetet përfaqësuesi më i mirë i markës Rebook dhe vazhdon të pëlqehet
me të njëjtin intensitet.
Në momentet e para të lançimit, ishin atletët ata që e veshën
duke përshkuar distanca të largëta dhe komode. Modeli u përdor gjithashtu në
palestra, ku ‘body builder-at’ më të mëdhenj të periudhës treguan forcën e tyre
të padiskutueshme nën figurën e Classic Leather. Por një klasike e vërtetë nuk
mund të mjaftohej me kaq. Në fillim të viteve 90’ , Classic Leather u bë një ikonë
e stilit urban dhe gjendej kudo që kishte të rinj dhe atmosferë festive.
Sot, e veshur nga njerëz të të gjitha grupmoshave dhe kulturave, Classic Leather është atletja që i përshtatet të gjithëve. Si karakteristik e saj qëndron lëkura e butë dhe dizajni i thjeshtë, detaje që e bëjnë të kombinueshme me gjithçka.
Një model për mos tu humbur!
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara