Një ‘best seller’ i të gjitha kohërave, silueta minimaliste
pas të cilës u apasionuan sportistët, artistët dhe gjithë grupmoshat kudo në
botë, adidas Stan Smith doli për herë të parë në skenat e modës sportive në
vitet 1960’ si një revolucion në botën e sportit. Ajo ishte silueta e parë e
tenisit e prodhuar prej lëkurës. E veshur si fillim nga tenistët më të suksesshëm,
Stan Smith nuk u mjaftua me kaq. Shumë shpejtë ajo kaloi limitet e fushës, duke
u ngjitur në skenat e artit dhe garderobat e të gjithëve kudo në botë.
Sot, adidas Stan Smith është çertifikuar si atletja me e shitur në botë nga Rekordet Botërore Guinness dhe së shpejti do të prodhohet 100% nga material i ricikluar.
Le të hedhim një vështrim pas në kohë dhe të njihemi më mirë me historinë që fshihet pas ikonës Stan Smith.
“adidas Robert Haillet”.
Ndoshta për ju nuk do të thotë asgjë, por është emërtimi që Stan Smith mori
fillimisht. Modeli i parë u prezantua në vitin 1965 dhe adidas iu drejtua profesionistit
francez të tenisit, Robert Haillet, për ta përfaqësuar atë. Por kur Haillet
doli në pension, adidas duhej të gjente një imazh të ri, dhe është ky momenti
kur Stan Smith hyri në lojë. Po, burri i qeshur në pjesën e gjuhës së atletes është
realisht një person i vërtetë. Stan Smith ishte atleti perfekt! Tenisti
amerikan fitoi 'Wimbledon' në vitin 1972 teksa mbante veshur atleten adidas Stan
Smith-promovimi ideal në pesë sete, në përpjekje për të dominuar fushën e lojës.
Stan Smith fitoi një popullaritet të paimagjinueshëm si në fushë, ashtu edhe
jashtë saj. Komoditeti dhe lëkura e fortë ndihmonin në një performancë të lartë,
ndërkohë që silueta e pastër dhe minimaliste e bënte të lehtë për tu kombinuar
me çdo gjë.
Një pikë e rëndësishme në historinë e atletes, në të cilën ja vlen të ndalemi është strategjia e vitit 2012 dhe 2013. adidas më qëllim ndaloi plotësisht prodhimin e Stan Smith. Qëllimi ishte të gjeneronte një ‘faktor të dëshiruar’, i cili funksionoi kur ata u rikthyen në treg në vitin 2014 me një mori bashkëpunimesh, për të arritur më tej majat.
Cfarë e bën Stan
Smith madhështor?
Thjeshtësia e modelit! Stan Smith është padyshim atletja e
vetme që mund të vishet me gjithçka, e gjithë kjo falë dizajnit minimalist. Ndryshe
nga modelet paraardhëse qe kishin tre vijat karakteristike, Stan Smith kishte
vrima në vend të tyre.
Si mund ti kombinoni?
Me Stan Smith kombinimet vijnë në një mënyrë shumë natyrale.
Mendoni për bluzat e bardha, këmishat, xhinset e stilit urban, pantallonat
klasike apo edhe fustanet, të gjitha shkojnë më së miri! Provoni të
eksperimentoni me veshjet dhe adidas Stan Smith do të suportoj çdo detaj nga
stili juaj.
Nëse ende nuk e keni pjesë të garderobës, mos prisni më
gjatë! Mund ta bëni tuajën në të gjitha pikat e autorizuara adidas.
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara