Të
gjithë vrapojnë për arsye të ndryshme, por cilado qoftë arsyeja që ju bënë ju
të përshkoni distanca të largët cdo ditë, me atleten adidas SUPERNOVA motivimi
nuk do të ketë limit. Atletet ideale të vrapimit ofrojnë një kombinim perfekt
të fleksibilitetit në zonen e gishtave me qëndrueshmërisë në pjesën tjetër të
këmbës, për një praktikë komode dhe produktive. Pasi të keni veshur atleten adidas
SUPERNOVA, eksperienca juaj gjatë vrapit nuk do të jetë më e njejta.
Por
cfarë e bënë këtë atlete një lider në fushën e atleteve të vrapimit?
1. Komoditeti dhe kthimi i lartë i
energjisë.
Falë
shtresës BOOST të aplikuar në pjesën e shollës, cdo energji e shpenzuar gjatë
vrapit do të kthehet sërish në këmbët tuaja. Pjesa e pasme e shollës është e
qëndrueshme ndërsa pjesa e përparme fliksibël, duke i dhuruar atletes
kombinimin perfekt për të suportuar cdo atlet në pistat e vështira të vrapit. Teknologjia
Torsion është e integruar në brendësi të shollës Boost dhe ofron stabilitet sa
herë vrapuesi shkel në tokë. Sepse një atlete vrapi duhet t’ju shtyje perpara,
apo jo?
2. Super të lehta
Ashtu
si një atlete vrapimi duhet të jetë, adidas SUPERNOVA është shumë e lehtë.
Dizajni është menduar i tillë pasi gjatë vrapit, trupi juaj duhet të ndjehet i
lehtë dhe peshat e tepërta e vështirësojnë atë.
3.
Ajrosje
Materiali
i përdorur në pjesën e sipërme të atletes është prej rrjete që i lejon këmbës
ajrosje të vazhdueshme. Gjithashtu vlenë të përmendet edhe fakti që “thëmbra e
Akilit” qëndron e sigurt falë pjesës së zgjatur në zonen e pasme.
Në
përfundim, adidas SUPERNOVA është atletja perfekte për stërvitje dhe vrapim.
Mënyra se si ajo e lejon këmbën të reagojë gjatë pengesave të hasura rrugës
është fantastike dhe energjia që ajo jep është maksimale.
Nëse
jeni gati ta dërgoni seancën tuaj të vrapimit në një tjetër nivel,
atëherë jeni gati për atleten adidas SUPERNOVA!
© BalkanSport Të gjitha të drejtat e rezervuara